Kalo te përmbajtja
E reFillo falas: kyçu me Google ose email, pa kartë krediti

Udhëzues · 5 min lexim

Tatimi në paga në Kosovë, shkallë për shkallë

Tatimi në paga mbahet në burim nga punëdhënësi çdo muaj. Llogaritet me shkallë progresive mbi pagën e tatueshme, jo mbi pagën bruto.

Çka është TAP-i në paga

TAP është tatimi në të ardhurat personale. Për pagat, punëdhënësi e llogarit, e mban nga paga e punëtorit dhe e deklaron e paguan në EDI të ATK-së deri më 15 të muajit pasues.

Baza është paga e tatueshme: paga bruto minus Trusti i punëtorit (5%).

Shkallët e tatimit

Paga e tatueshme mujoreNë vitNorma
0 – 250 €0 – 3,000 €0%
250 – 450 €3,000 – 5,400 €8%
mbi 450 €mbi 5,400 €10%

Këto shkallë aplikohen nga 23 gushti 2024, me Ligjin Nr. 08/L-142 që ndryshoi Ligjin Nr. 05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale.

Si aplikohen shkallët

Shkallët janë progresive: çdo pjesë e pagës tatohet me normën e vet, jo e gjithë paga me normën më të lartë. Kështu, 250 € e para nuk tatohen kurrë, dhe 200 € e radhës tatohen 8%, pra gjithsej 16.00 €.

Për pagë të tatueshme mbi 450 € formula e shkurtër është: tatimi = 16.00 € + (PT − 450 €) × 10%.

Shembuj të llogaritur

BrutoE tatueshmeTatimiNorma efektive mbi bruto
425.00 €403.75 €12.30 €2.9%
500.00 €475.00 €18.50 €3.7%
800.00 €760.00 €47.00 €5.9%
1,000.00 €950.00 €66.00 €6.6%
1,500.00 €1,425.00 €113.50 €7.6%
2,500.00 €2,375.00 €208.50 €8.3%
Punë primare. Norma efektive tregon sa përqind e pagës bruto shkon në tatim.

Tatimi në punë sekondare

Te punëdhënësi sekondar nuk ka shkallë: tatohet 10% e gjithë pagës së tatueshme. Për 1,000.00 € bruto kjo është 95.00 € tatim, krahasuar me 66.00 € në punë primare. Shihni puna primare dhe sekondare.

Pyetje të shpeshta

Sa është tatimi në paga në Kosovë?

0% për pagën e tatueshme deri në 250 € në muaj, 8% për pjesën 250–450 € dhe 10% për pjesën mbi 450 €. Në punë sekondare tatimi është 10% i sheshtë.

Sa tatim paguhet për 500.00 € bruto?

18.50 €. Paga e tatueshme është 475.00 €; 200 € tatohen 8% (16.00 €) dhe 25.00 € tatohen 10%.

Prej kur vlejnë shkallët 0%, 8% dhe 10%?

Nga 23 gushti 2024, sipas Ligjit Nr. 08/L-142 që ndryshoi ligjin për tatimin në të ardhurat personale.

Burimet

Shifrat në këtë faqe llogariten me të njëjtin motor si kalkulatori dhe lista e pagave në openpaga. Për interpretim final ligjor ose tatimor, përdorni tekstet zyrtare dhe këshillimin profesional.

Gati ta mbyllni muajin në autopilot?

Filloni me një kompani dhe deri në tre punëtorë aktivë. Kur t'ju duhet më shumë, kërkoni përmirësimin e planit nga aplikacioni.